Në një ceremoni të veçantë, në përmbyllje të programit “Akademia për Qeverisje Lokale – (LGA)” zyrtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile reflektuan mbi arritjet e programit si projeksionet e reja.
Në mbyllje u ndanë certifikatat për gjeneratën e dhjetë (X) të programit “Akademia për Qeverisje Lokale”. ![]()
LGA është program i avancuar trajnues për zyrtarët dhe akterët që punojnë në komuna. Njëherësh rrjet i profesionistëve që kontribuojnë në avancimin e qeverisjes lokale. ![]()
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
