You are currently viewing Instituti KLGI vazhdon konsultimet për platformën e mbështetjes për organizatat që angazhohen në nivelin lokal

Instituti KLGI vazhdon konsultimet për platformën e mbështetjes për organizatat që angazhohen në nivelin lokal

Në kuadrin e diskutimeve me organizatat e nivelit lokal, në zyrat e Institutit KLGI pritëm përfaqësuesin e organizatës O-Aktiv, Genc Rashiti, që në fokus ka përmirësimin e cilësisë në arsim. Kjo organizatë e themeluar para disa kohësh ka mbledhur studentë të fushave të ndryshme që përmes angazhimeve të përbashkëta synojnë t’i adresojnë sfidat dhe avancimin e politikave të edukimit në Komunën e Podujevës.

Instituti KLGI do të ofrojë trajnime dhe mbështetje për O-Aktiv në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar nivelin e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikat e nivelit lokal. Kjo fazë e diskutimeve do të vazhdojë duke identifikuar sfidat kyçe, për të vazhduar me ngritjen e kapaciteteve në fushën e qeverisjes lokale, e për të ndihmuar në rritjen e kohezionit në mes komunave dhe shoqërisë civile.

Në këtë kuadër, Instituti KLGI do të zhvillojë edhe takime regjionale me organizatat që aktivitetin e shtrijnë në nivelin lokal për të dizajnuar një metodologji të përbashkët të avancimit të pjesëmarrjes në politikat e nivelit local.

Lini një Përgjigje