You are currently viewing Progresi dhe sfidat në zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014 – 2020

Progresi dhe sfidat në zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014 – 2020

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ministrisë̈ së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizoi punëtorinë me temën “Progresi dhe sfidat në zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014 – 2020”.

Punëtoria kishte për qëllim të analizojë/trajtojë, progresin dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen komunat dhe MAPL në zbatimin e programit IPA II si dhe orientimet strategjike dhe planifikimi i ardhshëm/programimi i IPA III 2021-2027.

Andaj, qëllimi i përgjithshëm i programit është̈ të përmirësohen standardet dhe cilësia e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Aktiviteti është pjesë e përkrahjes së Institutit KLGI, për Ministrinë̈ e Administrimit të Pushtetit Lokal nga komponenti për avancimin e legjislacionit dhe politikave.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje