You are currently viewing Ka nisur punën grupi i auditimit social në Komunën e Mitrovicës së Jug

Ka nisur punën grupi i auditimit social në Komunën e Mitrovicës së Jug

Grupi i auditimit social i përbërë nga qytetarë të profesioneve të ndryshme: përfaqësues biznesesh, Këshillat e Fshatrave dhe Lagjeve, anëtarë të shoqërisë civile e aktivistë, mbajtën takimin e parë të trajnimit për Auditimin Social. Një interesim tejet i madh i pjesëmarrësve për të diskutuar për Auditimin Social, që ka për qëllim bashkëpunimin qytetarë-komunë në vendimmarrje, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës, monitorimin e përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga komuna.

Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje