You are currently viewing KLGI dhe LGiU me memorandum bashkëpunimi për partneritet strategjik

KLGI dhe LGiU me memorandum bashkëpunimi për partneritet strategjik

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Instituti për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU) me seli në Londër (Mbretëri e Bashkuar), të enjten nënshkruan memorandum bashkëpunimi për partneritet strategjik.

Qëllimi i memorandumit është që Institutet KLGI dhe LGiU në të ardhmen të vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin për të përmirësuar qeverisjen dhe fuqizimin e nivelit lokal.

Memorandumi i bashkëpunimit u firmos nga drejtori ekzekutiv i KLGI-së, z. Besnik Tahiri, dhe drejtori ekzekutiv i LGiU-së, Dr. Jonathan Carr-West.

Pas nënshkrimit të memorandumit, drejtori ekzekutiv i LGiU-së, z. Jonathan Carr-West, theksoi se në LGiU janë të angazhuar për përmirësim në fushën e qeverisjes lokale.

“Ne jemi shumë të kënaqur për të punuar me Institutin KLGI dhe në mënyrë reciproke për të mësuar, hulumtuar, ngritur kapacitetet, dhe po ashtu ne jemi të ngazëllyer që jemi të përfshirë në bashkëpunim”, potencoi Carr-West.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i KLGI-së, z. Besnik Tahiri, tha se është një nder i madh për të nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me institutin LGiU.

“Ne jemi të angazhuar për pushtetin lokal, për decentralizim efektiv dhe aplikimin e risive dhe modelin e qeverisjes së mirë që shërbejnë si mjet për t’i shtyrë proceset përpara”, theksoi Tahiri.

Lini një Përgjigje