You are currently viewing Ballkani Perendimor në kërkim të decentralizimit efikas

Ballkani Perendimor në kërkim të decentralizimit efikas

Reforma administrative-territoriale hap i rëndësishëm në procesin integrues të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa, Shoqatat apo siç i quajmë ne Asociacionet në Republikën e Shqipërisë duhet të gjejnë rrugën për funksionimin si një e vetme duke u berë zë i fuqishëm i përfaqësimit të interesave të komuniteteve vendore.

Në kuadër të Konferencës Kombëtare për Qeverisje Vendore në Republikën e Shqipërisë, që u mbajt sot në Tiranë, në cilësinë e ekspertit të pushtetit lokal prezantoi z. Besnik Tahiri drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. Në panelin që trajtoi aspektet e dcentralizimit dhe reformës në Ballan dhe Evropë, z. Tahiri theksoi se vendet e Ballkani Perendimor janë në kërkim të vazhdueshëm të një modeli të decentralizimit efikas. Gjatë prezantimit të tij ai theksoi se reforma administrative-territoriale, është hapi kryesor për demokratizimin e avancuar, dhe po ashtu instrument për riorganizim strukturor e të mirëfilltë të shtetit dhe shërbimeve që ofrohen nga niveli vendor.

Tahiri theksoi se gjithnjë duhet pasur parasysh se dora e parë e shtetit është qeverisja vendore, dhe shërbimi i parë i qeverisë vjen nëpërmes saj. Pra arritjet e një shteti varen drejtpërdrejt nga suksesi i qeverisjes vendore si institucion. Më një fjalë, shteti është i fortë vetëm kur qeverisja vendore është e fortë. Është e qartë se sfidat në qeverisjen vendore janë ende të mëdha duke nisur kompletimi i legjislacionit, mungesa e kapaciteteve teknike, administative e finaciare. Pra reforma territoriale-administrative do të mbetej vetëm një sukses i pjesëshëm nëse kjo reformë në procesin e decentralizimit nuk përcjellet me legjislacion të bazuar në analizë të thellë gjithnjë duke mësuar dhe nga praktiat e vendeve që kanë kaluar nëpër këtë proces.

Ndërkaq duke folur për procesin e decentralizimit dhe reformes në regjion z. Tahiri tha se aspekt kyq është komunikimi ndër-institucionale. Pra komunikimi ndërqeveritar është aspekt kritik i pushtetit të efektshëm lokal – pa struktura të efektshme dhe efikase të komunikimit, pjesëmarrja e pushtetit lokal në diskutimin dhe hartimin e politikave dhe rregulloreve shtetërore nuk do të jetë e efektshme, dhe zbatimi i rregulloreve dhe politikave të qeverisë qendrore lidhur me pushtetin lokal mund të rezultojë me zbatimin e pabarabartë apo të pjesshëm të legjislacionit, që do të rezultonte me kufizimin e efektshmërisë së tyre. Andaj, Shoqatat apo siç i quajmë ne Asociacionet në Republikën e Shqipërisë duhet të gjejnë rrugën për funksionimin si një e vetme duke u berë zë i fuqishëm i përfaqësimit të interesave të komuniteteve vendore.

Kjo konferencë përkon me 30-vjetorin e hapjes për nënshkrim të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Lokale, 20-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 15-vjetorin e Ratifikimit të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Këtë Konferencë Vjetore Ministria për Qeverisje Vendore e organizon në bashkëpunim me te gjithë organizatat ndërkombëtare qe punojnë për decentralizimin the teformat në këtë sferë.

Lini një Përgjigje