You are currently viewing KLGI ka mbajtur sesionin trajnues  me OJQ lokale dhe aktivistë

KLGI ka mbajtur sesionin trajnues  me OJQ lokale dhe aktivistë

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka mbajtur sesionin trajnues 🗣 me Organizata Joqeveritare (OJQ) lokale dhe aktivistë 👥 për monitorimin e financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal.

Punëtoria ishte për prezantimin 🖥 e metodologjisë 📄 për monitorim të financimit publik të OJQ-ve në komuna 🏢, të zhvilluar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Instituti KLGI, me qëllim të ndërtimit të në një procesi transparent dhe të përgjegjshëm 📈 për programimin, disbursimin dhe zbatimin e financimit publik për OJQ-të.

Ky proces i monitorimi do të përfshijë 16 organizata joqeveritare dhe aktivistë lokalë, të cilët do të përfshihen në 8 rajone në 38 komuna.

Ky trajnim u organizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesëvjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF në partneritet me USAID Kosovo. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.

Lini një Përgjigje