You are currently viewing Takimi në IDM Albania në kuadër të vizitës studimore në Shqipëri

Takimi në IDM Albania në kuadër të vizitës studimore në Shqipëri

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadrin e projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik” – komponentës “Programi për Angazhim Social”, zhvilloi Modulin e dytë dhe vizitën studimore në Shqipëri. Në takimin me IDM Albania/SMART Balkan, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile në Nivel Lokal dhe Aktivist Social, koordinatorë të grupeve tematike nga tetë komuna, u pritën nga, Gjergji Vurmo, përfaqësues i IDM Albania/SMART Balkans.

Vizita/takimi kishte për qëllim, njohjen nga afër me programet që po zhvillohen në fushën e bashkë-krijimit të politikave apo angazhimit publik të Organizatave Jo Fitimprurëse (OJF) në Shqipëri dhe rajon, mbështetur nga projekti SMART Balkans. Takimi kishte tri fokuse: njohja mbi fushat dhe programet e SMART Balkans; mbi rolin e OSHC-ve lokale dhe aktivistëve social, për të shërbyer si ndër-lehtësues në mes iniciativave të komuniteteve lokale dhe komunave; si dhe shkëmbimin e praktikave, nxitjen e iniciativave rajonale dhe promovimin e proceseve integruese evropiane.

Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Lini një Përgjigje