Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)”
, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë të Komunës së Gjilanit
.
Qëllimi i takimit ishte informimi i Këshillave Lokalë dhe angazhimi i tyre për të adresuar sfidat që hasin gratë, të rinjtë dhe komunitetet pakicë në të drejtën e pronës
. Synohet fuqizimi i zbatimit të ligjit dhe krijimi i një ambienti më të barabartë për të gjithë qytetarët
.
Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të kontribuuar në përmirësimin e kushteve për këto grupe dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe komunitetit për zgjidhjen e këtyre sfidave
.
Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim
.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!
