You are currently viewing KLGI organizoi punëtorinë për lidershipin transformues

KLGI organizoi punëtorinë për lidershipin transformues

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadrin e platformës dhe rrjetit për profesionistët e rinj, organizoi diskutimin e radhës për ‘Lidershipin Transformues’. Temë e diskutimit ishte ‘Parimet e lidershipit transformues dhe roli i grave në këtë proces’, në të cilën prezantuan, Egzon Krasniqi, kandidat për PhD pran Universitetit të Norvegjisë Perëndimore për Shkenca të Aplikuara dhe Blerina Ukshini, koordinatore e projektit në Institutin D4D.

Kjo komponentë synon zgjerimin e përfshirjes së profesionistëve të rinj në qeverisjen lokale, me qëllim fuqizimin e politikave dhe avancimin e proceseve në bazë. Kjo platformë dhe rrjet ka fokus nxitjen e profesionistëve të rinj për angazhim, dhe rritjen e pronësisë në çështjet vitale me interes publik. Për akterët, Instituti KLGI do të nxjerrë udhëzuesin praktik për ‘lidershipin transformues në nivel lokal’.

Lidershipi transformues, nuk nënkupton ndërrimin e gjeneratës, por ka të bëjë me ndryshimin e mendësisë dhe qasjes në qeverisjen lokale. Koncepti bazë gjen zbatim dhe fuzionohet lehtë me konturat aktuale rregulluese të nivelit lokal. Një lidership transformues do t’i shtyjë akterët lokalë në ndërveprim, rritjen e sinergjive dhe avancimin e praktikave inovative.

Është esenciale që niveli lokal të avancojë modelin e synuar, për këtë, përtej akterëve institucionalë, kërkohet sinergji edhe nga akterët tjerë socialë e publikë për të fuqizuar në themel frymën evropiane të qeverisjes lokale.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje