You are currently viewing Kryebashkiaku Veliaj me një adresim të veçantë ndaj kryetarëve dhe zyrtarëve të lartë të komunave

Kryebashkiaku Veliaj me një adresim të veçantë ndaj kryetarëve dhe zyrtarëve të lartë të komunave

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Në këtë ngjarje njëkohësisht u shënua edhe ceremonia vjetore e ndarjes së “Çmimit për Demokraci Lokale ” e cila këtë vit i’u nda kryebashkiakut të Tiranës, z. Erion Veliaj në njohje të kontributit të tij të veçantë, përkushtimit të madh dhe lidershipit efektiv që kanë rezultuar në impakt pozitiv në fushën e demokracisë lokale dhe qeverisjes së mirë.

Çmimi për Demokraci Lokale u dedikohet personaliteteve të shquara për angazhimin e tyre të madh dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e demokracisë lokale dhe qeverisjes së mirë.

Përveç adresimit të kryebashkiakut Veliaj dhe ceremonisë së ndarjes së çmimit, instituti KLGI prezantoi hapësirat multi-funksionale të trajnimeve dhe programet e reja në fushën e qeverisjes lokale.

Pjesëmarrës tjerë në këtë ngjarje përveç kryebashkiakut Veliaj, ishin kryetarë komunash, përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal, misionet diplomatike, rrjeti alumni i instituti KLGI, organizata vendore dhe ndërkombëtare, donatorë, studentë dhe mysafirë tjerë të nderit.

Lini një Përgjigje