You are currently viewing KLGI organizoi takimin e parë të platformës “Forumi i Dialogut për Politikat Lokale”

KLGI organizoi takimin e parë të platformës “Forumi i Dialogut për Politikat Lokale”

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi takimin e parë të platformës “Forumi i Dialogut për Politikat Lokale”, për të diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet qeverisja në nivel lokal. Pjesëmarrës ishin profesionistë që përgjatë viteve kanë kontribuar direkt në fushën e qeverisjes lokale, nëpërmjet ushtrimit të pozitave vendimmarrës në institucione, nga perspektiva e analizave dhe spektri akademik, puna në organizata ndërkombëtare, vendore dhe specialistë.

Kjo platformë synon të krijojë një hapësirë të diskutimit, shkëmbimit dhe ofrimit të perspektivave për proceset, reformat, modelet dhe trendët në fushën e qeverisjes lokale. Njëkohësisht, aktorët relevantë aktualë dhe ata kontribuues ndër vite, ndajnë pikëpamje e përvoja mbi procese nga përvojat paraprake mbi proceset dhe aktuale që zhvillohen ose planifikohen.

Artikulimi i ideve dhe propozimeve nga ky forum, mund të inkorporohen në politika publike në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal. Para se gjithash, për t’i shërbyer rritjes së kohezionit dhe forcimit të memories shtetërore për politikat në qeverisjen lokale.

Instituti KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, nëpërmjet programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje