You are currently viewing KLGI përkrah procesin e rishikimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale

KLGI përkrah procesin e rishikimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë e dytë me temën, ‘Identifikimi i dykuptimësive, kolizionit ligjor dhe adresimi në procesin e rishikimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale’. Kryesues dhe zyrtarë nga Kuvendet Komunale, në diskutim trajtuan çështjet që duhet adresuar, në procesin paraprak të amandamentimit/hartimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Në fokus u theksua nevoja për qartësimin e kompetencave, e në veçanti përgjegjësitë e komunave dhe sistemi i mbikëqyrjes së ligjshmërisë së akteve komunale. Njëkohësisht, që ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të reflektohen në legjislacionin sekondar, duke ndërtuar edhe mekanizma që ndihmojnë në uljen e ambiguitetit dhe kolizionit ligjor.

Po ashtu, u adresuan problematikat me të cilat Kuvendet janë ballafaquar në praktikë gjatë punës së tyre, ku u dhanë rekomandime të cilat do t’i shërbejnë grupit punues në procesin e amandamentimit/hartimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Instituti KLGI, ka për synim të mbështes procesin, në veçanti që të rris pronësinë e akterëve në hartimin e politikave dhe legjislacionit, njëkohësisht t’i mbështes institucionet në zbatimin efikas.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ komponenta e përkrahjes për politika/legjislacion dhe ngritjen e kapaciteteve, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje