You are currently viewing KLGI po mbështet Grupin Punues për Formulën e Financimit dhe Kritereve për Grantin e Veçantë për Shërbimet Sociale

KLGI po mbështet Grupin Punues për Formulën e Financimit dhe Kritereve për Grantin e Veçantë për Shërbimet Sociale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) organizuan punëtorinë me temën “Formula e Financimit dhe Kritereve për Grantin e Veçantë për Shërbimet Sociale”. Pjesëmarrës në takim ishin anëtarët e Grupit Punues për përgatitjen e Formulës së Financimit dhe Kritereve për Shërbimet Sociale.

Në takim u diskutua për kriteret e financimit të shërbimeve sociale që duhet vendosen në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokale që do të jenë edhe pjesë e Udhëzimit për Formulën e Financimit. Diskutimi u fokusua në kriteret gjatë hartimit të dokumentit, duke pasur për qëllim adresimin e problemeve në financimin aktual.

Andaj, formula e financimit për shërbimet sociale mëton të garantojë një mekanizëm për të siguruar qëndrueshmëri financiare për ofrimin e shërbime sociale. Grupi Punues adresoi çështjet e avancimit dhe rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve sociale, duke përfshirë fuqizimin e një skeme të hapur në mes të ofruesve publik dhe joqeveritar.

Kërkesa për shërbime sociale po rritet dhe ofrimi i shërbimeve duhet të reflektohet në financim të politikave aktuale dhe politikave të reja. Decentralizimi i shërbimeve sociale është reflektuar me probleme në financimin e këtyre shërbimeve dhe për këtë është propozuar që në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, të inkorporohet granti specifik për shërbime sociale. Andaj formula e financimit të shërbimeve sociale duhet të parasheh vendosjen e standarteve minimale dhe synimet për politika të reja.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje