Rajoni i Ferizajt

Shtërpcë

Lista e asamblistëve për këtë komunë nuk është publikuar ende.

Profili i komunës

Zona dhe popullsia

Komuna e Shtërpcës gjendet në zonën jug-lindore të Kosovës. Përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 247 km² dhe përfshin qytetin e Shtërpcës dhe 16 fshatra.

Sipas Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave të Kosovës 2020, popullsia e përgjithshme është 6.621.

Struktura qeverisëse dhe pasqyra politike

Numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Shtërpcës të regjistruar për zgjedhjet e fundit komunale të mbajtura në tetor 2021 ishte 12,410 duke përfshirë votuesit jashtë Kosovës.

Pjesëmarrja në votime ishte 57,7 për qind/7,155 votues (burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve).

Përbërja aktuale e Kuvendit Komunal:

Legjislativi

Kuvendi Komunal: 15 ulëse

Rezultatet e zgjedhjeve:

  • SL – Lista Serbe (64.90%)
  • GI SLOBODA STRPCE (14.77%)
  • Së Bashku për Shterpcën (10.45%)
  • LVV – Lëvizja Vetëvendosje (9.88%)

Executive

Kryetari i Komunës: Dalibor Jevtic (SL)

Drejtoritë e Komunës: 10

Të ardhurat buxhetoe

KategoriaShuma
a. Të ardhurat vetanake500,753
b. Granti i Përgjithshem1,573,241
c. Granti Specifik për Edukim1,286,303
d. Granti Specifik për Shëndetësi301,425
Totali:3,661,722

Buxheti në kategori

KategoriaShuma
a. Pagat dhe mëditjet2,388,058
b. Të mirat dhe shërbimet540,358
c. Shërbimet komunale97,625
d. Subvencionet dhe transferet100,000
f. Investimet kapitale1,058,052

Komuna e Shterpces ka:

Buxhet total: 4,184,093

Numri total i të punësuarve (stafi i komunës, shëndetësisë dhe arsimit): 481