You are currently viewing Komunikimi i mirëfilltë me publikun, faktor kyç në fuqizimin e politikave lokale

Komunikimi i mirëfilltë me publikun, faktor kyç në fuqizimin e politikave lokale

Në kuadër të programit  “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, pjesëmarrësit e  gjeneratës së dhjetë, patën rastin që të diskutojnë temën “Roli i Marrëdhënieve me Publikun në Qeverisje Lokale”.

Në sesione të ndara u diskutua për komunikimin efektiv mes akterëve lokalë, përfshirë marrëdhëniet me publikun dhe mediat.

Transparenca, bashkëpunimi, dialogu i hapur e besimi janë ndër elemente kryesore të komunikimit efektiv me publikun. Para së gjithash, shkëmbimi i informacioneve zvogëlon burokracinë për qytetarët, modernizon proceset e punës dhe pasuron formulimin, implementimin dhe vlerësimin e politikave.

Sigurimi i informacioneve për qytetarët mbi prioritetet, programet dhe aktivitetet rrisin gjasat që autoriteti publik të shihet si legjitim nga qytetarët dhe grupet e interesit, duke kontribuar në fuqizimin e politikave lokale. Po ashtu, ndihmon të zgjedhurit dhe administratën në vendimmarrje të informuar.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje