Kumtesë për media: “A po e rrezikon klientelizmi ndërtimin e qeverisjes së mirë në komuna?!”

Kumtesë për media:
“A po e rrezikon klientelizmi ndërtimin e qeverisjes së mirë në komuna?!”

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale në partneritet me Ambasadën Norvegjeze dhe Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung, nesër (e enjten), 6 shkurt 2014 duke filluar nga ora 11:00h , në sallën e konferencave “Artana” në Swiss Diamond Hotel (sheshi Nëna Terezë), organizojnë konferencën ndërkombëtare me titull: “A po e rrezikon klientelizmi ndërtimin e qeverisjes së mirë në komuna?!”.

Me këtë rast  publikohet studim/hulumtimi i udhëhequr nga David Jackson, kandidat për doktoraturë në Universitetin e Berlinit. Ky studim për një vit radhazi ka analizuar qeverisjen lokale në një dimension tjetër, atë të ndikimit të klientelizmit,  duke dhënë një pasqyrim më të gjerë qeverisës të institucioneve formale dhe joformale në përcaktimin e sjelljes politike në nivelin lokal.

Në konferencë për veç z. Daivid Jackson, prezanton Ambasadori Norvegjez z. Jan Braathu, z.v Ministri i Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati, drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale z. Besnik Tahiri dhe z. Arian Galdini ligjërues në Universitetin Luarasi – Tiranë.

Në konferencë marrin pjesë, kryetar komunash, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe akter tjerë të qeverisje lokale.

Për më shumë informata na gjeni në web: klgi-ks.com; e-mail: info@klgi-ks.com ose në telefonin: 044/606-983;. 


AGJENDA
KONFERENCË DHE PREZANTIM I PUBLIKIMI:
“KLIENTELIZMI:DIMENSION ALTERNATIV PËR QEVERISJE NË KOSOVË”
DATA: E ENJTE, 6 SHKURT 2014
KOHA: 11:00-13:00
VENDI: SWISS DIAMOND HOTEL – SALLA E KONFERENCAVE “ARTANA”

E ENJTE, 6 SHKURT 2014
10:30-11:00         Regjistrimi i pjesëmarrësve
11:00-11:10        Hapja e konferencës

•    Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv – Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale

11:10-11:45    Fjalët Hyrëse

•    Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv –  Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale
•    Jan Braathu, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë
•    Basri Musmurati, z.v Ministër – MAPL
•    Besa Luzha, Program Coordinator – FES

11:45-12:45     Moderator / Besa Luzha – FES

Prezantimi i Publikimit: “Klientelizmi:Dimension alternativ për qeverisje në Kosovë”
•    David Jackson, Hulumtues – Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale
•    Prof Arian Galdini, PhD Ligejrues në Universitetin Luarasi në Tiranë

12:45-13:00         Debat i Hapur
13:00    Kafe e përbashkët
 

Lini një Përgjigje