Bashkëpunimi ndër-komunale dhe roli i asociacioneve

Vendi: Hotel Prishtina
Data: 26 mars  2013

Ligjeruesit:

Agron Maxhuni, Drejtor Ligjor MAPL

Besnik Tahiri, Magjistër i Shkencave të Qeverisjes së Decentralizuar dhe Zhvillimit Ndërkombëtar

Tema:

•    Rolin e asociacioneve në trajtimin dhe avokimit – Çështjeve që ndërlidhen me
bashkëpunimin e komunave mes vete dhe me mekanizmat tjerë institucional.
•    Bashkëpunimit ndër-komunal- mekanizmat ligjorë që mundësojnë bashkëpunimin e komunave në aspektet e përbashkëta.
•    Prezantimi i udhërrëfyesit për bashkëpunim ndër-komunal

Me qëllim diskutimin dhe elaborimin e fushës së “Bashkëpunimit Ndër-Komunal – BNK” në kuadër të kornizës dhe rregullativës ligjore aktuale të Republikës së Kosovës, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert të mbështetur nga Ambasada Norvegjeze po mbanë një konference një ditore me zyrtar të komunave të Kosovës, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe me përfaqësues të ftuar nga organizatave ndërkombëtare që përkrahin qeverisjen lokale në Kosovë.
 
Duke ditur rëndësinë e BNK, si dhe rolin e zyrtarëve të komunave në mbrojtje dhe avancim të interesave komunale, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale nëpërmes kësaj punëtorie synon të bartë informacionin dhe njohuritë përkitazi me dobishmërinë që sjellë BNK te zyrtarët komunal si dhe të interesuarit e tjerë. Gjithashtu, në frymë të zhvillimeve të fundit, trajtimi i kësaj teme përkon edhe me angazhimin e vazhdueshëm të Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale në informon e drejtë dhe të mirëfilltë të publikut në lidhje me rëndësinë e kësaj teme, duke ndikuar kësisoj në de-politimzin  e saj, si dhe temave tjera në kuadër të qeverisjes lokale.

Në këtë konference, në kuadër të prezantimeve dhe diskutimeve u theksua se akteret kryesor që pritet të forcojnë dhe intensifikojnë BNK në Kosovë nuk janë duke shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo fushë, ndërsa kjo po rezulton më humbje të burimeve, potencialit financiar e njerëzor.
Në prezantimin e tij, z. Agron Maxhuni, Drejtor Ligjor në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal theksoi se, “legjislacioni aktual ofron mundësi të gjëra në fushën e BNK, si në nivel vendi ashtu edhe në nivel ndërkombëtar (…) Parimi themelor për BNK është efektiviteti, dhe ekonomiciteti, ndërsa objektivat për hyrje të komunave në BNK bazohen në vullnet dhe interes të përbashkët në fushat sikurse zhvillimi socio-ekonomik, zhvillimi dhe shfrytëzimi i tokës, mbrojtja e mjedisit, planifikimi.”

Drejtori Ekzekutiv i Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale theksoi se,”është për keqardhje që komunat dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës nuk po shfrytëzojnë BNK si instrument, platformë, praktike e zhvillimit lokal me qëllim mbrojtjen dhe avancimin e interesave dhe mirëqenies së qytetarëve, dhe kjo lidhet pjesërisht me humbjen e kohës së aktereve vendor në agjenda politizuese.” Sipas z. Tahiri, komunat duhet të identifikojnë dhe të konkretizojnë fushat e BNK duke shfrytëzuar edhe fuqinë që kanë në bazë të kompetencave të institucioneve të vet-qeverisjes lokale, diçka që aktualisht mungon.  Në këtë kuadër, z. Tahiri dhe panelsitet tjerë diskutuan edhe rolin e Asociacionit të Komunave të Komunave. Konstatimi i përbashkët në këtë drejtim është se dihet mirëfilli që roli i një Asociacioni të Komunave është trajtimi, konsultimi, promovimi i çështjeve që bien në fushëveprimin e vet-qeverisjes lokale, andaj në këtë frymë nuk duhet humbur kohe dhe energji në trajtimin e temave që dalin prej praktikave evropiane të parapara me Kartën Evropiane për Qeverisje Lokale. 

Lini një Përgjigje