Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Valmir Gashi, u takua me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe zëvendësministrin, Agon Dobruna, me të cilët diskutoi për mbështetjen në hartimin e politikave të zhvillimit rajonal.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, falënderoi Institutin KLGI për mbështetjen e dhënë këtij dikasteri në hartimin e dokumenteve për zhvillimin rajonal. Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi…

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, falënderoi Institutin KLGI për mbështetjen e dhënë këtij dikasteri në hartimin e dokumenteve për zhvillimin rajonal.

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, theksoi se zhvillimi rajonal synon të ofrojë një kornizë të qartë se si të arrihet përmirësim i qëndrueshëm për komunitetet lokale, duke nxitur aktivitetin ekonomik dhe duke promovuar një mjedis rajonal më tërheqës.

Para së gjithash, politikat e zhvillimit rajonal duhet të fokusohen në marrjen e masave dhe instrumenteve për përshpejtimin e zhvillimit të rajoneve të pazhvilluara, në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Instituti KLGI do të mbështesë Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në hartimin e legjislacionit, përmes programit „Dialogu për Komunat Evropiane – DEM“, të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet