Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Valmir Gashi, takoi zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, me të cilin diskutoi për mbështetjen në hartimin e Ligjit për Zhvillimin Rajonal.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij ligji për eliminimin e sfidave, problemeve dhe ngecjeve në fushën e zhvillimit rajonal, të cilat duhet të adresohen në dokument me qëllim të përafrimit me politikat e…
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij ligji për eliminimin e sfidave, problemeve dhe ngecjeve në fushën e zhvillimit rajonal, të cilat duhet të adresohen në dokument me qëllim të përafrimit me politikat e zhvillimit rajonal të BE-së.
Instituti KLGI do të mbështesë Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, përmes programit „Dialogu për Komunat Evropiane – DEM“, të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, duke kontribuar me ekspertizë profesionale dhe mbështetje teknike në procesin e hartimit të Ligjit për Zhvillimin Rajonal.
Instituti KLGI shërben si platformë për një komunikim më të strukturuar në ngritjen e kapaciteteve dhe në hartimin e politikave dhe legjislacionit. KLGI është gjithashtu i përkushtuar ndaj analizave dhe studimeve që kontribuojnë në praktika efektive të qeverisjes lokale në Kosovë.