Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbështet Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në hartimin e Projektligjit për Zhvillimin Rajonal.
Në punëtorinë e organizuar nga Instituti KLGI u diskutua për sfidat, problemet dhe ngecjet në fushën e zhvillimit rajonal, të cilat duhet të adresohen në dokument me qëllim të përafrimit me politikat e zhvillimit…
Në punëtorinë e organizuar nga Instituti KLGI u diskutua për sfidat, problemet dhe ngecjet në fushën e zhvillimit rajonal, të cilat duhet të adresohen në dokument me qëllim të përafrimit me politikat e zhvillimit rajonal të BE-së.
Gjatë punëtorisë prezantuan zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, dhe zëvendësdrejtoresha e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale në MZHR, Vjendita Avdiu.
U theksua se është e nevojshme ndërlidhja dhe koordinimi ndërmjet politikave sektoriale të zhvillimit dhe aktiviteteve në nivelin rajonal, duke stimuluar bashkëpunimin ndërrajonal, ndërkufitar dhe ndërkombëtar. Para së gjithash, mekanizma të duhur për qasje në fondet zhvillimore të BE-së, me qëllim të arritjes së një zhvillimi të balancuar dhe të qëndrueshëm
Instituti KLGI shërben si platformë për një komunikim më të strukturuar në ngritjen e kapaciteteve dhe në hartimin e politikave dhe legjislacionit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit „Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)“, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.