25 të rinj nga 6 komuna përfunduan programin „Akademia Rinore për Qeverisje Lokale“

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (FES), organizoi punëtorinë e fundit dyditore të programit „Akademia Rinore për Qeverisje Lokale“ me temën „Analiza politike…

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (FES), organizoi punëtorinë e fundit dyditore të programit „Akademia Rinore për Qeverisje Lokale“ me temën „Analiza politike dhe komunikimi publik“.

Programi në vetvete u dedikohet liderëve të rinj në nivelin lokal, me qëllim të avancimit të demokracisë lokale dhe të njohjes me strukturën, proceset dhe mekanizmat komunalë. Qëllimi i programit është të trajtojë çështjet kyçe të hartimit të politikave lokale, duke filluar nga lidershipi, qeverisja e mirë, si dhe fushëveprimi dhe kompetencat e komunave.

Trajnimin e ndoqën të rinj nga këto komuna: Mitrovicë, Podujevë, Drenas, Lipjan, Kamenicë dhe Obiliq. Në fund të programit, Instituti KLGI certifikoi 25 pjesëmarrës.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert – FES.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet