Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), organizoi një punëtori për të diskutuar „Planin për zbatimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal“.

Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi i rishikimit të planit të veprimit dhe i monitorimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2022–2023. Ky dokument trajton aspektet e zhvillimit ekonomik lokal të orientuara…

Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi i rishikimit të planit të veprimit dhe i monitorimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2022–2023. Ky dokument trajton aspektet e zhvillimit ekonomik lokal të orientuara drejt partneritetit me të gjitha palët e interesit, me qëllim të rritjes së punësimit, uljes së varfërisë dhe rritjes së cilësisë së jetës.

Zhvillimi ekonomik mund të arrihet vetëm kur komunat dëshmojnë qeverisje të mirë dhe u ofrojnë qytetarëve shërbimet e nevojshme përmes përmirësimit dhe avancimit të vetëqeverisjes lokale. Para së gjithash, komunat duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të mos mbeten shumë të varura nga të hyrat nga niveli qendror, por të rrisin mbledhjen e të hyrave vetanake.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit „Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)“, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet