Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në mbështetje të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), organizoi punëtorinë e radhës për procesin e hartimit të Projektligjit për Zhvillimin Rajonal.

Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi dhe prezantimi i Projektligjit për Zhvillimin Rajonal dhe përfshirja e komenteve në finalizimin e këtij dokumenti. Para së gjithash, ky ligj përcakton prioritetet afatgjata të…

Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi dhe prezantimi i Projektligjit për Zhvillimin Rajonal dhe përfshirja e komenteve në finalizimin e këtij dokumenti.

Para së gjithash, ky ligj përcakton prioritetet afatgjata të politikës së zhvillimit rajonal dhe mundëson koordinimin e politikave të tjera sektoriale për zhvillim të balancuar socio-ekonomik rajonal në Kosovë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij ligji për eliminimin e sfidave, problemeve dhe ngecjeve në fushën e zhvillimit rajonal, të cilat duhet të adresohen në dokument me qëllim të përafrimit me politikat e zhvillimit rajonal të BE-së.

Instituti KLGI do të mbështesë Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në hartimin e legjislacionit, përmes programit „Dialogu për Komunat Evropiane – DEM“, të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet