Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), organizoi punëtorinë „Progresi dhe sfidat në zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014–2020“.

Punëtoria synonte të analizonte / adresonte progresin dhe sfidat me të cilat përballen komunat dhe MAPL-ja në zbatimin e programit IPA II, si dhe orientimet strategjike dhe planifikimin / programimin e ardhshëm të IPA…

Punëtoria synonte të analizonte / adresonte progresin dhe sfidat me të cilat përballen komunat dhe MAPL-ja në zbatimin e programit IPA II, si dhe orientimet strategjike dhe planifikimin / programimin e ardhshëm të IPA III 2021–2027.

Ky aktivitet është pjesë e mbështetjes së Institutit KLGI për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të komponentës për avancimin e legjislacionit dhe politikave.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit „Dialogu për Komunat Evropiane“ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet