Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë „Sfidat e të rinjve në nivelin lokal“. Punëtoria synonte të analizonte / adresonte problemet dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë në nivelin lokal, si dhe avancimin e tyre në fusha të ndryshme.
Gjatë diskutimit, të rinjtë vlerësuan se transparenca dhe llogaridhënia në nivelin lokal duhet të forcohen më tej, në mënyrë që të rinjtë të kenë qasje më të lehtë në mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe…
Gjatë diskutimit, të rinjtë vlerësuan se transparenca dhe llogaridhënia në nivelin lokal duhet të forcohen më tej, në mënyrë që të rinjtë të kenë qasje më të lehtë në mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe për zhvillimin profesional.
Njëkohësisht, të ketë një nivel më të lartë të trajnimeve, punësimit dhe politikave që mbështetin fuqizimin dhe hapjen e bizneseve, financimin e ideve inovative dhe programet „start-up“ nga të rinjtë. Në këtë drejtim, niveli lokal u vlerësua nga të rinjtë, i cili duhet të hartojë plane veprimi me objektiva, duke theksuar integrimin e të rinjve në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike dhe politike.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit „Dialogu për Komunat Evropiane“ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.