Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë „Sfidat me të cilat përballen gratë në nivelin lokal“.
Në këtë punëtori u diskutuan dhe u trajtuan problemet dhe sfidat me të cilat përballen gratë në nivelin lokal. Përfaqësimi i barabartë në vendimmarrje mbetet sfidë në nivelin lokal, ku gratë ende nuk arrijnë të jenë…
Në këtë punëtori u diskutuan dhe u trajtuan problemet dhe sfidat me të cilat përballen gratë në nivelin lokal. Përfaqësimi i barabartë në vendimmarrje mbetet sfidë në nivelin lokal, ku gratë ende nuk arrijnë të jenë pjesë e hartimit të politikave.
U theksua se, si kusht për një qeverisje të drejtë, të qëndrueshme dhe të zhvilluar ekonomikisht, barazia gjinore duhet ta zërë vendin që i takon, derisa të arrihet stabiliteti për qeverisje të mirë. Pra, gratë duhet ta kenë vendin e tyre në njërën nga politikat prioritare të ekzekutivit të komunës.
Para së gjithash, të zhvillohen politika specifike nga niveli lokal për subvencionimin e nismave të biznesit të grave dhe mbështetjen e tyre në tregun e punës në përgjithësi. Njëkohësisht, rritja e numrit të grave që shërbejnë si modele në pozita publike ndihmon gjithashtu në ndryshimin e opinionit publik për aftësinë e grave për të marrë pjesë në vendimmarrje.
Instituti KLGI mbetet i përkushtuar ndaj analizave dhe studimeve që kontribuojnë në praktika efektive të qeverisjes lokale në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit „Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)“, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.