Përfaqësimi i barabartë i grave në vendimmarrje në nivel lokal, mbetet sfidë
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në nivelin lokal”. Në këtë punëtori u diskutuan dhe adresuan problemet dhe sfidat me të cilat…

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në nivelin lokal”.
Në këtë punëtori u diskutuan dhe adresuan problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen grat në nivel lokal. Përfaqësimi i barabartë në vendimmarrje mbetet sfidë me të cilën po ballafaqohet niveli lokal ku grat nuk po mund të jenë pjesë e politikbërjes.
U theksua se si kusht për një qeverisje të drejtë, të qëndrueshme dhe ekonomikisht të zhvilluar, barazia gjinore duhet ta zë vendin meritor, deri në arritjen e stabilitetit për një qeverisje të mirëfilltë.
Pra, gratë duhet ta kenë vendin e tyre në një ndër politikat prioritare të ekzekutivit të Komunës. Para së gjithash, të zhvillohen politika specifike nga niveli lokal në subvencionimin e vetiniciativave biznesore të grave dhe përkrahja e tyre në tregun e punës në përgjithësi. Njëkohësisht, duke rritur numrin e grave që shërbejnë si model në pozita publike, gjithashtu ndihmon në ndryshimin e opinionit publik në lidhje me aftësitë e grave për të marrë pjesë në vendimmarrje.
Instituti KLGI mbetet i përkushtuar në analizat dhe studimet që i kontribuojnë̈ praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.