KLGI dhe ReSPA përmes bashkëpunimit synojnë avancimin e përvojave dhe modeleve në fushën e administratës publike dhe shërbimeve publike

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), z. Besnik Muçaj, takoi menaxheren e programit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), Zorana Gaic, dhe koordinatorin për Kosovën, z.…

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), z. Besnik Muçaj, takoi menaxheren e programit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), Zorana Gaic, dhe koordinatorin për Kosovën, z. Visar Xani, i cili po qëndron në Kosovë për misionin e vlerësimit nga kolegët (peer mission) në administratën publike.

Nga demokracia lokale te shërbimet sektoriale, pas një reflektimi të përgjithshëm mbi funksionimin e qeverisjes lokale në Kosovë, z. Muçaj prezantoi punën që Instituti KLGI ka bërë përmes programeve të avancuara të trajnimit në fushën e administratës publike në nivelin lokal.

U ra dakord që bashkëpunimi në këtë fushë të nisë që nga tetori, me diskutime mbi analizën rajonale të ofrimit të shërbimeve të realizuar nga ReSPA. Përveç kësaj, vitin e ardhshëm ReSPA do t’i ofrojë Institutit KLGI ekspertizën e saj përmes trajnerëve në fusha specifike.

Përtej kësaj, në fushën e ofrimit të shërbimeve të integruara, ReSPA dhe KLGI synojnë të organizojnë vizita studimore në rajon e më gjerë. Ky është një hap i rëndësishëm për Institutin KLGI, i cili përmes përvojës profesionale të ReSPA-s fiton njohuri të avancuara, duke ndjekur modele të avancuara rajonale dhe evropiane.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet