KLGI mbajti një punëtori me përfaqësuesit e Këshillave Lokalë të Komunës së Ferizajt.
Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏛 , mbajti një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë të Komunës së Ferizajt. 🏡 Punëtoria…

Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏛 , mbajti një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë të Komunës së Ferizajt. 🏡
Punëtoria kishte për qëllim nxitjen dhe angazhimin aktiv të Këshillave Lokalë, dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për gratë 👩🦱, të rinjtë 👦👧 dhe komunitetet pakicë🧑🤝🧑 në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat pronësore 🏡 dhe zbatimin efektiv të ligjit ⚖️.
Përfaqësuesit e Këshillave Lokalë theksuan se puna me komunitetet lokale është tejet e rëndësishme për adresimin e diskriminimit 🚫 dhe barrierave që këto grupe hasin në procesin e regjistrimit të pronës. 📜
Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!