Takim me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave të Fshatrave në Dragash.
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏛, në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” 🏠, mbajti një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave të Fshatrave të Komunës së Dragashit.…

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏛, në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” 🏠, mbajti një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave të Fshatrave të Komunës së Dragashit.
Punëtoria kishte për qëllim nxitjen dhe angazhimin aktiv të Këshillave të Fshatrave në mbështetje të grave, të rinjve dhe komuniteteve pakicë në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat pronësore dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë.⚖ Nëpërmjet këtij projekti, synohet të forcohet ndërgjegjësimi dhe të ofrohet mbështetje më e madhe për komunitetet që hasin vështirësi në sigurimin e të drejtave të pronës. 🏠✨
Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim 🌍💡.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!