KLGI organizoj një diskutim të hapur me zyrtarët e Komunës së Vitisë
Në një diskutim të hapur me zyrtarët e Komunës së Vitisë, 🏡u trajtuan çështje kyçe që lidhen me implementimin e kuadrit ligjor për të drejtat e pronës, një fushë me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe…

Në një diskutim të hapur me zyrtarët e Komunës së Vitisë, 🏡u trajtuan çështje kyçe që lidhen me implementimin e kuadrit ligjor për të drejtat e pronës, një fushë me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit💼. Ky diskutim u zhvillua në punëtorinë e organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës” (NDP) 🔑.
Qëllimi i takimit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i zbatimit të ligjeve që mbrojnë të drejtat e pronës, veçanërisht për gratë 👩🦱, të rinjtë 👦👧 dhe minoritetet 👥. Pjesëmarrësit vlerësuan se vetëm përmes forcimit të mekanizmave ligjorë dhe administrativë mund të arrihet një mbrojtje më e fuqishme e të drejtave të pronësisë ⚖️. Po ashtu, u identifikuan sfidat e ndryshme dhe u ofruan mundësi për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për trajtimin e problemeve të pronës në nivel lokal💡.
Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI dhe financohet nga Banka Botërore 🌍 dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim🏛️.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!