Ofrimi i shërbimeve nuk është debat, por standart dhe procedurë

Programi LGA – gjenerata e gjashtë, në kuadër të modulit të parë (demokratizimi dhe decentralizimi) mbajti sesione dhe vizita pune. Programi LGA, synon që të integroi në rrjedhë ligjeratat me vizitat e punës në…

Programi LGA – gjenerata e gjashtë, në kuadër të modulit të parë (demokratizimi dhe decentralizimi) mbajti sesione dhe vizita pune. Programi LGA, synon që të integroi në rrjedhë ligjeratat me vizitat e punës në institucione që ushtrojnë funksionet në praktikë. Ndërlidhja e pjesës akademike dhe normative me kontekstin rritë ndjeshëm kualitetin e edukimit profesional.

Në këtë linjë, në sesionet e ligjerimit u trajtuan: Decentralizimi në aspekti historik, akademik, studimor – Konteksti Ndërkombëtar i Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit të pushtetit Lokal; Konceptet Themelore të Decentralizimit: Devolimi, Dekoncentrimi dhe Decentralizimi Administrativ – Parimet e Rondinelit Demokratizimi në raport me Decentralizimin – Rasti i Kosovës.

Ndërkaq, përmes një vizite pune, u pa ndërlidhja e decentralizimit dhe dekoncentrimit të shërbimeve të integruara publike në kuadër të Agjecisisë për Ofrimin e Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në Kavajë të Republikës së Shqipërisë. Vizita kishte për qëllim informimin e pjesëmarrësve rreth modeleve të avancuara të ofrimit të shërbimeve publike për qytetarë.

ADISA është krijuar si përgjigje e nevojës së qytetarëve të shqipërisë për shërbime publike efikase, cilësore dhe transparente, ku si mision të veprimtarisë ka ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop) për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore dhe/ose të njësive të qeverisjes vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse.

Për këtë LGA, gjatë gjithë punës në ofrimin e moduleve përdor tri modele:

o Rrjedhë: LGA ofron rënditjen e praktikave të mësimit në një mënyrë që pjesëmarrësit të mësojnë nga përvojat në të kaluarën dhe të kalojnë në një kuptim më të thellë dhe më të gjerë të problemeve;

o Vazhdimësi: Programi LGA pas shtjellimit të temat praktikisht trajton problemet specifike, ku më tej harton një hartë logjike që shërben si mjet për adresimin e këtyre temave dhe problemeve në nivelin lokal;

o Integrim: Përmes integrimit, LGA nxit dhe promovon përmirësimin e të mësuarit përtej kufijve të programit.

Pra, LGA përdor një seri mënyrash dhe praktikash të të mësuarit për të mbështetur pjesëmarrësit në arritjen e rezultateve të trajnimit. Këto përvoja janë kryesisht të bazuara në aktivitete me qëllimin për t’u mundësuar atyre edhe aplikimin e teorive në praktikë. Aktivitetet janë të dizajnuara, të renditura dhe të grupuara në një mënyrë që ndihmon pjesëmarrësit të arrijnë rezultate.

LGA, mbështetet nga Ambasada Norvegjze.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet