Takim me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë në Kamenicë
Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” 🏠, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë 🧑🤝🧑 të Komunës së Kamenicës. Takimi 🤝…

Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” 🏠, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë 🧑🤝🧑 të Komunës së Kamenicës.
Takimi 🤝 shërbeu si mundësi për t’i njoftuar Këshillat Lokalë 📜 në lidhje me të drejtën në pronë 🏡 dhe rregullimet ligjore ⚖️ në këtë fushë. Gjithashtu, u diskutuan sfidat 🚧 me të cilat ballafaqohen qytetarët, me theks të veçantë gratë , të rinjtë , dhe komunitetet pakicë në komuna.
Këshillat Lokalë 🧭 janë mekanizma të rëndësishëm përmes të cilëve mund të adresohen dhe zgjidhen problemet që prekin qytetarët 🗣️.
👉 Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e kushteve 🌱 për këto grupe dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit 🤝 mes institucioneve lokale 🏛️ dhe komunitetit 👥 për zgjidhjen e këtyre sfidave.
📌 Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore 💼 dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim 🌐.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!