Takimi i dytë për të analizuar dhe diskutuar detajet e dy projekteve në Viti
Grupi i Auditimit Social 👥️ në Komunën e Vitisë, në koordinim me partnerin lokal, organizatën Iniciativa për Zhvillim – Anamorava, ka organizuar takimin e dytë për të analizuar dhe diskutuar detajet e dy projekteve që…

Grupi i Auditimit Social 👥️ në Komunën e Vitisë, në koordinim me partnerin lokal, organizatën Iniciativa për Zhvillim – Anamorava, ka organizuar takimin e dytë për të analizuar dhe diskutuar detajet e dy projekteve që janë pjesë e financimit nga Granti i Performancës Komunale: i. Vazhdimi i punimeve të sheshit në qendër (nga objekti i Postës deri te Shtëpia e Kulturës dhe rruga “28 Nëntori”). 🏙️ ii. Rregullimi i rrugës dhe trotuarit me kalldrëm rreth lumit Moravë. 🌊
Grupi i Auditimit Social analizuan 🔍 kontratat, skicat dhe dokumentet përkatëse, duke e vlerësuar përputhshmërinë e tyre me standardet e vendosura dhe nevojat e komunitetit. Diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e transparencës në menaxhimin e projekteve publike dhe angazhimin e qytetarëve në procesin e mbikëqyrjes. 🤝
Ata theksuan se këto projekte kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale. Andaj, punimet e sheshit duhet të kenë synim transformimin e zonës përreth, për ta bërë atë më të qasshëm dhe tërheqës për qytetarët. ✨
Gjithashtu, rregullimi i rrugës dhe trotuarit me kalldrëm rreth lumit Moravë duhet të ofrojë një ambient më të sigurt dhe të lehtësojë qarkullimin, duke rritur sigurinë për këmbësorët 🚶♂️dhe kontribuar në zhvillimin e turizmit në atë zonë. 🌳
Grupi do të vazhdojë me fazën tjetër të vizitës në terren për të vlerësuar progresin e projekteve dhe për të siguruar që punimet përfundojnë brenda afateve të caktuara. Kjo do të ndihmojë në identifikimin e sfidave të mundshme dhe në ofrimin e rekomandimeve për përmirësim. ✅
Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). 🏛️