Zhvillohet trajnimi për Grupin e Auditimit Social në Viti
Instituti KLGI, 🏠në koordinim me partnerin lokal, Iniciativa për Zhvillim – Anamorava kanë zhvilluar trajnimin për Grupin e Auditimit Social në Komunën e Vitisë.🏛 Auditimi Social përshinë projektet e financuara nga…

Instituti KLGI, 🏠në koordinim me partnerin lokal, Iniciativa për Zhvillim – Anamorava kanë zhvilluar trajnimin për Grupin e Auditimit Social në Komunën e Vitisë.🏛
Auditimi Social përshinë projektet e financuara nga Granti i Performancës📁 dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit qytetarë-komunë. Fokusi i trajnimit është të rrisë informacionin dhe njohuritë e qytetarëve, lidhur me ciklin e projekteve, nisur nga konsultimi, planifikimi, prokurimi, zbatimi dhe monitorimi i projekteve📊
Në grupin e Auditimit Social janë përfshirë,🖇 përfaqësues të Këshillave Lokale, përfaqësues biznesesh, anëtarë të shoqërisë civile e aktivistë. Kjo synohet për të siguruar përfshirje diverse të përdoruesve dhe ndarë perspektivat, në veçanti vlerësimin nga ndjeshmëria e grupeve shoqërore✅️.
🤝Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).