Përmbledhje nga Auditimi Social në 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐕𝐢𝐭𝐢𝐬𝐞̈

Nëpërmjet projektit “𝐏𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐮𝐝𝐢𝐭𝐢𝐦 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈”, Instituti KLGI në bashkëpunim me organizatën partnere lokale Iniciativa për Zhvillim – Anamorava, ka monitoruar projektet: 𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐫 (𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢 𝐢 𝐏𝐨𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 “𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢”); 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐨𝐭𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐥𝐥𝐝𝐫𝐞̈𝐦 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐌𝐨𝐫𝐚𝐯𝐞̈ 𝐕𝐢𝐭𝐢, të financuar nga skema e Grantit të Performancës.

Projekti i Auditimit Social është realizuar në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
