You are currently viewing Pjesëmarrësit e gjeneratës së dhjetë të Akademisë për Qeverisje Lokale – LGA, priten nga Zëvendëskryemimistri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi

Pjesëmarrësit e gjeneratës së dhjetë të Akademisë për Qeverisje Lokale – LGA, priten nga Zëvendëskryemimistri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri z. Grubi foli për arritjet dhe sfidat në zhvillimin e politikave, në funksion të forcimit të qeverisjes lokale. Para së gjithash, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. Njëkohësisht, në adaptimin e praktikave të mira evropiane, me qëllim të stimulimit dhe fuqizimit të zhvillimit ekonomik lokal.

Gjithashtu, ai foli për potencialin e bashkëpunimit ndërkufitar në mes të komumave, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, ofrimit të shërbimeve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Valmir Gashi, prezantoi programin dhe qëllimin e vizitës dhe shprehi falënderimin për pritjen dhe bashkëpunimin e përhershëm.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje