You are currently viewing Projektet investive bëhen të qëndrueshme vetëm atëherë kur qytetari është hisedar

Projektet investive bëhen të qëndrueshme vetëm atëherë kur qytetari është hisedar

Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në partneritet me UN-Habitat mbajtën sesionin e parë/moduli i pestë (V) të programit edukativ Akademisë për Qeverisje Lokale.

Ky modul po realizohet nga data: 12 – 13 maj, 2016 (e enjte – e premte), në Hotel OK – Prizren. Në këtë modul po trajtohen temat: “Planifikimi Strategjik; Planet Investive dhe Roli i shoqërisë në Demokratizimin e Komunave”.

hapje të sesionin z. Besnik Muçaj, menaxher i programeve – instituti KLGI, theksoi se ky modul ka një rëndësi të veçantë për komunat dhe gjithë akterët tjerë për faktin se planifikimi i mirëfilltë, strategjik, i balancuar, gjithëpërfshirës dhe i integruar prek shumë fusha sektoriale dhe secilin dimension jetësorë duke nisur nga planifikimi i banimit e deri tek planet strategjike.

Ndërkaq znj. Klodeta Krasniqi, zyrtare e UN-Habitat fillimisht foli për angazhimet që ata kanë për ti ndihmuar komunat dhe institucionet qendrore në hartimin e planeve strategjike investive, duke nisur nga procesi i planifikimit, konsultimit e deri tek implementimi dhe matja e impaktit.

Znj. Krasniqi theks të veçantë vuri tek procesi i konsultimit, përfshirjes së fokus grupeve, banorëve dhe grupeve të margjinalizuara duke nisur nga procesi i dizajnimit, formulimit të projekteve e deri tek implementimi. Ajo theksoj se vetëm nëpërmes bërjes hisedar të qytetarëve mund të kemi projekte të qëndrueshme investive.

Duke folur për sfidat e planifikimit strategjik dhe planifikimit investive znj. Krasniqi theksoi se njëra ndër sfidat kryesore në planifikimin strategjik dhe investiv është ndërtimi i një ure në mes të institucioneve. Shumë shpesh, në procese të rëndësishme, lidhja nga niveli qendror në nivelin lokal është shumë e rëndësishme pasi që të gjitha veprimet reflektohen në një nivel të vetëm.

Ndërkaq z. Vigan Perani, zyrtar i UN-Habitat foli për procesin organizativ dhe atë operacional të implementimit të projekteve kapitale. Ai theksoj se procesi i konsultimi dhe gjithëpërfshirjes përveç aspekteve që rezultojnë në funksionalitetin e investimeve ato indirekt zhvillojnë edhe demokracinë lokale.

Nëpërmes involvimit të fokus grupeve dhe profesionistëve adresohen nevojat dhe prioritetet e ndryshme, paraqiten rezultate të përshtatshme dhe inovative, dhe ka rritje të shfrytzueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së projektit.

Moduli i pestë i LGA, në sesionin e dytë do të trajtoi rolin e shoqërisë civile në demokratizimin e komunave.

Programi mbështetet nga Fondacioni Friedrich Erbert Stiftung.

Lini një Përgjigje