You are currently viewing Roli i Komunave në Procesin e Integrimit Evropian

Roli i Komunave në Procesin e Integrimit Evropian

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi webinarin me temën “Roli i Komunave në Procesin e Integrimit Evropian”.

Pjesëmarrës ishin zyrtarë nga Zyrat për Integrim Evropian në Komuna, si dhe disa Njësi për Integrim në bashki të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i punëtorisë ishte ndarja e përvojave në angazhimin dhe rolin e Zyrave për Integrim Evropian dhe Njësive Bashkiake për Integrim (Shqipëri) në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ekspertja e ndërtimit institucional dhe udhëheqëse e ekipit në Projektin Bashkitë për në Evropë – Shqipëri, Jolanda Trebicka, nëpërmjet platformës zoom, prezantoi për praktikat sfidat në të cilat po ballafaqohen komunat/bashkitë në Shqipëri. 

Ndërsa, drejtoresha e Drejtorisë së Integrimit Evropian në Qytetin e Patosit, Elda Goxhaj, prezantoi për menaxhimin e strukturës së integrimit në Bashkinë Patos në Republikën e Shqipërisë.

Në fokus, u vendosën aktivitetet e këtyre zyrave/njësive, përfshirë harmonizimin e politikave komunale, me ato evropiane, rolin në përmbushjen e obligimeve nga agjendat shtetërore evropiane, proceset e aplikimit në fondet zhvillimore (IPA) dhe promovimin e procesit e integrimit evropian.

Aktiviteti realizohet në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)’, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje