You are currently viewing Tahiri: Niveli qendror po paralizon iniciativat komunale

Tahiri: Niveli qendror po paralizon iniciativat komunale

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Kolegji Universum, nga seria e debateve të fokusuara, mbajti sesionin të veçantë për qeverisjen lokale. Ky debat në një format të diskutimit analitik trajtoi fushat dhe dimensionet kryesore ku shtrihet dhe operon qeverisja lokale.

Debati nisi me analizimin e aspekteve të përgjithshme siç janë sitstemi zgjedhor dhe qeverisës, raportet në mes nivelit qëndror dhe atij lokal, financat e pushtetit lokal, legjislacioni dhe politikat e deri tek ato të veçanta që ndërlidhen me kapacitetet operacionale, teknike dhe funksionale të komunave për ofrim të shërbimeve.

Në fjalën e tij z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI theks të veçantë në diskutim u vendosi paqartësitësive ligjore, procedurale dhe funksionale në mes nivele të qeverisjes, që për komunat po dalin si pengesë e madhe në zbatim funksional të kompetencave dhe shërbimeve. Ku si pasoj e kësaj komplikueshmërie komunat nuk po arrijnë të hatojnë politika dhe plane të qëndrueshme zhvillimore.

Sipas Tahirit, nëse trajtojmë fushat dhe sektorëve funksional në komuna, nëpërmes disa fakteve të shpejta mund të shihet se qeverisja lokale ende vazhdon të funksionoi në paqartësi të plotë, nisur nga mungesa e kohezionit të politikave dhe legjislacionit, menaxhimit ad-hoc, komplikueshmëria e procedurave, mbikqyrja dhe llogaridhënia e dobët, e deri tek mungesa e përfshirjes së qytetarve në vendim-marrje.

Krejt në fund z. Tahiri shprehi domosdoshmërinë që procesi i reformës të shtyhet paralel me ri-shikimin funksional të decentralizimit. Ky proces duhet të ndodh kujdesshëm dhe sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale. Në të kundërtën entitetet e qeverisë komunale dhe ato nacionale do të vazhdojnë të operojnë në errësirë, duke çuar në konfuzion, duke paralizuar, iniciativat, dobësuar shërbimet dhe duke ulur nivelin e transparencës dhe llogaridhënie nga të dy nivelet e qeverisjes.

Panelistët tjerë në debat ishin, z. Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunat të Kosovës, z. Faik Grainca, përfaqësues i komunës së Ferizajt, përfaqësues nga asambleja e Komunës së Ferizajt, profesor dhe student nga Kolegji Universum, media dhe shoqëria civile.

Lini një Përgjigje