Ndër-veprimi i komunave dhe komuniteteve hap shtigje të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim

Kryetari i Komunës së Parteshit, z. Dragan Petkovic, ka pritur në një takim diskutues përfaqësuesit e Institutit KLGI, të cilët ndodhen për një vizitë në Partesh. Fillimisht, drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, ka uruar Kryetarin Petkovic për marrjen e detyrës, ndërkaq Kryetari Petkovic ka njoftuar përfaqësuesit lidhur me mbarëvajtjen e punëve në komunën e Parteshit, projektet të cilat janë duke u realizuar dhe punët që po e presin këtë komunë në të ardhmen.

Continue ReadingNdër-veprimi i komunave dhe komuniteteve hap shtigje të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim

Tahiri inkurajon strukturat e reja komunale të zgjerojnë bashkëpunimin me akterët lokalë

Në vazhdën e vizitave në komuna, përfaqësuesit e Institutit KLGI vizituan komunën e Klinës, ku u pritën nga Kryetari i Komunës, z. Zenun Elezaj. Përgjatë takimit, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, dhe Kryetari Elezaj diskutuan lidhur me zhvillimet dhe sfidat në komunën e Klinës, njëherësh për hapat në vijim në funksion të agjendës së përbashkët për fuqizimin e nivelit lokal.

Continue ReadingTahiri inkurajon strukturat e reja komunale të zgjerojnë bashkëpunimin me akterët lokalë

Drenasi shembull që duhet ndjekur në përfshirjen e barabartë të grave në qeverisje

Në kuadrin e vizitave në komuna dhe angazhimeve të përbashkëta, përfaqësuesit e Institutit KLGI vizituan Komunën e Drenasit, me ç’rast patën rastin të takohen me Kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci, për të diskutuar lidhur me përspektivat në fuqizimin e nivelit lokal.

Continue ReadingDrenasi shembull që duhet ndjekur në përfshirjen e barabartë të grave në qeverisje