Mobilizimi i akterëve lokalë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Në kuadrin e vizitave në komuna dhe angazhimeve të përbashkëta, përfaqësuesit e Institutit KLGI vizituan Komunën e Kamenicës, ku u pritën nga Kryetari i Komunës, z. Qëndron Kastrati, për të diskutuar lidhur me perspektivat në fuqizimin e nivelit lokal. Fillimisht, u.d drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj, ka uruar Kryetarin Kastrati për marrjen e detyrës, duke theksuar rëndësinë e veçantë të përfshirjes së barabartë në vendim-marrje. Ndërkaq Kryetari Kastrati ka njoftuar përfaqësuesit e KLGI lidhur me angazhimet që ka ndërmarrë kjo komunë.

Continue ReadingMobilizimi i akterëve lokalë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Zhvillimi i qëndrueshëm lokal kërkon sinergji dhe ndër-veprim të të gjithë akterëve

Përfaqësuesi i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Valmir Gashi, prezantoi në konferencën tre-ditore ‘Energjizimi i qeverisjes lokale në Kosovë përmes përfshirjes së qytetarëve’ mbajtur në Berlin, nën organizimin e Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore, të mbështetur nga Zyra Federale e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Continue ReadingZhvillimi i qëndrueshëm lokal kërkon sinergji dhe ndër-veprim të të gjithë akterëve

Instituti KLGI synon të kthehet në platformë të shkëmbimit dhe bashkëpunimit rajonal

Me ftesë të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, përfaqësuesit e Institutit KLGI morën pjesë në Këshillin Konsultativ në mes të Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë. Prezent në ngjarje ishin përfaqësues nga Shoqatat e Vetëqeverisjes Vendore, Kryetarë të Qarqeve, Kryetarë të Bashkive dhe donatorët kyç që mbështesin qeverisjen lokale (vendore) dhe procesin e reformës.

Continue ReadingInstituti KLGI synon të kthehet në platformë të shkëmbimit dhe bashkëpunimit rajonal

Qeverisja e mirë, parakusht për zhvillimin dhe konsolidimin e vendit

Instituti KLGI ka zhvilluar trajnimin modular tre-ditor në Republikën e Shqipërisë me temën ‘Standardizimi dhe përmirësimi i shërbimeve komunale’, me qëllim të adresimit të temave kyçe në fushën e qeverisjes lokale në Kosovë, siç janë qeverisja e mirë, procesi i decentralizimit, reforma në administratën publike dhe performanca e shërbyesve civilë.

Continue ReadingQeverisja e mirë, parakusht për zhvillimin dhe konsolidimin e vendit

Instituti KLGI ka zhvilluar takime në tri institucione të Republikës së Shqipërisë

Në kuadër të një trajnimi modular tre-ditor, Instituti KLGI ka zhvilluar takime të ndara në institucione të Republikës së Shqipërisë me qëllim të njohjes së procesit të reformës, procesit të decentralizimit, ri-organizimin territorial dhe modelin e trajnimeve në fushën e administratës publike.

Continue ReadingInstituti KLGI ka zhvilluar takime në tri institucione të Republikës së Shqipërisë

Tahiri në Samitin e paqes në Vjenë: Kosova, shembull unik i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare e kulturore

Me ftesë të Qendrës për Dialog ‘KAICIID’ në Vjenë të Austrisë, në kuadër të takimeve të nivelit të lartë, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, po merr pjesë, në Samitin më të madh për Paqe. Përfaqësuesi i vetëm nga Kosova, Tahiri, ka prezantuar në mesin e rreth 250 delegatëve që përfaqësojnë 50 shtete nga e gjithë bota.

Continue ReadingTahiri në Samitin e paqes në Vjenë: Kosova, shembull unik i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare e kulturore