Instituti KLGI po ofron mbështetje të fokusuar për komunat e vogla

Në kuadrin e mentorshipeve që po ofron Instituti KLGI për 14 komunat nën 22 mijë banorë, si intervenim specifik i dalë nga projekti “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme - SSSM” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me kërkesë të Komunës së Parteshit sot stafi i Institutit KLGI takoi përfaqësuesit e komunës në fjalë.

Continue ReadingInstituti KLGI po ofron mbështetje të fokusuar për komunat e vogla

Administrata Publike, mekanizëm kyç në zhvillimin e komunave

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) sot mbajti sesionin trajnues dhe vizitë pune në qytetin e Vushtrrisë, ku u adresuan “Sfidat e Administratës Komunale karshi Reformës në Administratë Publike” me fokus Pakon e Ligjeve të Administratës Publike që përfshin Ligjin për Administratën Shtetërore, Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Pagat, njëherësh hapat që na presin në vijim.

Continue ReadingAdministrata Publike, mekanizëm kyç në zhvillimin e komunave

Instituti KLGI po forcon platformën e shoqërisë civile në nivel lokal

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka filluar trajnimet bazike me Organizatat Joqeveritare lokale me qëllim të ofrimit të njohurive për konceptin bazik të angazhimit civil në qeverisjen lokale. Angazhimi civil përfshin thuajse të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me çështje publike në vendimet që prekin jetën e qytetarëve.

Continue ReadingInstituti KLGI po forcon platformën e shoqërisë civile në nivel lokal

Përfundon procesi i konsultimit me akterët për koncept-dokumentin e Financave të Pushtetit Lokal

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadrin e mbështetjes së Ministrisë e Financave (MF) në procesin e hartimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL), organizoi takimin konsultativ me akterët e shoqërisë civile për koncept-dokumentin e kësaj fushe.

Continue ReadingPërfundon procesi i konsultimit me akterët për koncept-dokumentin e Financave të Pushtetit Lokal

Ofrimi i shërbimeve sociale mbetet sfidë për komunat

Në zyrat e Institutit KLGI, përfaqësuesit e Institutit KLGI pritën në takim ekspertët nga organizata ‘European Centre for Social Welfare Policy and Research’, znj. Rahel Kahlert dhe znj. Veronika Sandu, si dhe nga organizata Save the Children, z. Trim Kabashi.

Continue ReadingOfrimi i shërbimeve sociale mbetet sfidë për komunat

Instituti KLGI vazhdon konsultimet për platformën e mbështetjes për organizatat që angazhohen në nivelin lokal

Në kuadrin e diskutimeve me organizatat e nivelit lokal, në zyrat e Institutit KLGI pritëm përfaqësuesin e organizatës O-Aktiv, Genc Rashiti, që në fokus ka përmirësimin e cilësisë në arsim. Kjo organizatë e themeluar para disa kohësh ka mbledhur studentë të fushave të ndryshme që përmes angazhimeve të përbashkëta synojnë t’i adresojnë sfidat dhe avancimin e politikave të edukimit në Komunën e Podujevës.

Continue ReadingInstituti KLGI vazhdon konsultimet për platformën e mbështetjes për organizatat që angazhohen në nivelin lokal