Instituti KLGI dhe MAPL intensifikojnë partneritetin strategjik në interes të mbështetjes së komunave

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) thelloi bashkëpunimin me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me synim për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejmë të nivelit lokal.

Continue ReadingInstituti KLGI dhe MAPL intensifikojnë partneritetin strategjik në interes të mbështetjes së komunave

Instituti KLGI, pjesë e vlerësimit të indeksit të Observatorit Rajonal të Decentralizimit

Menaxheri i Programeve në Institutin KLGI z. Valmir Gashi, mori pjesë në punëtorinë e katërt të Observatorit Rajonal të Decentralizimit (RDO) që u organizua nga NALAS dhe e përkrahur nga OSBE që u mbajt në Shkup, në datat 13-15 nëntor. Në këtë punëtori regjionale u testuan metodologjia dhe indikatorët e RDO. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Rumania, Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.

Continue ReadingInstituti KLGI, pjesë e vlerësimit të indeksit të Observatorit Rajonal të Decentralizimit

Një hap pozitiv drejt financimit të qëndrueshëm të Komunave

Në mbledhjen e 75-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u aprovua Koncept-Dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal. Aprovimi vjen pas një pune të gjatë të përbashkët në mes, Ministrisë së Financave, Institutit KLGI dhe akterëve të përfshirë, duke siguruar kështu një proces të gjerë të konsultimit, mbështetje profesionale dhe teknike, analiza dhe punë të përbashkët në grupin punues, ku të përfshirë kanë qenë (Ministritë e Linjës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Projekti DEMOS dhe shoqëria civile).

Continue ReadingNjë hap pozitiv drejt financimit të qëndrueshëm të Komunave

Kërkohet ndërveprimi i akterëve në funksion të rritjes së cilësisë në arsim

Institutit KLGI në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) mbajtën diskutimin publik me temën “Politikat e Arsimit në Nivel Lokal”, për të diskutuar lidhur me sfidat që ballafaqohet arsimi në nivel lokal si dhe për të identifikuar problemet dhe nevojat për intervenim në këtë fushë.

Continue ReadingKërkohet ndërveprimi i akterëve në funksion të rritjes së cilësisë në arsim

Procesi i përmirësimit të shërbimeve sociale kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe koordinim institucional

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti punëtorinë me temën ‘Ofrimi i Shërbimeve Sociale – Sfidat dhe Nevoja për Ndryshim’ që pati për qëllim trajtimin e temave specifike që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve sociale.

Continue ReadingProcesi i përmirësimit të shërbimeve sociale kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe koordinim institucional

15-të vjetori i Zyrës Kombëtare të Auditorit shembull i rrugëtimit të suksesit

Në ngjarjen solemne të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) në prezencën e shumë mysafirëve, partnerëve dhe përfaqësuesve institucionalë, e në veçanti nga Zyrat e Auditorëve nga vendet mike, njëherësh model e partnere të Zyrës Kombëtare të Auditorit dhe vendit tonë u prezantuan arritjet e një institucioni kyç për mirëfunksionimin dhe mirëqeverisjen e një shteti, siç është ZKA.

Continue Reading15-të vjetori i Zyrës Kombëtare të Auditorit shembull i rrugëtimit të suksesit

Instituti KLGI bashkë me komunat po eksplorojnë iniciativa inovative në fushën e qeverisjes lokale

Përfaqësuesit e Institutit KLGI sot janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ku kanë diskutuar lidhur me perspektivat dhe sfidat në fuqizimin e nivelit lokal. Vizita në këtë komunë u realizua në kuadrin e mentorshipeve që po ofron Instituti KLGI për komunat partnere që kërkojnë asistencë profesionale dhe teknike, si intervenim specifik i dalë nga projekti “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme - SSSM” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Continue ReadingInstituti KLGI bashkë me komunat po eksplorojnë iniciativa inovative në fushën e qeverisjes lokale

Instituti KLGI po ofron mbështetje të fokusuar për komunat e vogla

Në kuadrin e mentorshipeve që po ofron Instituti KLGI për 14 komunat nën 22 mijë banorë, si intervenim specifik i dalë nga projekti “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme - SSSM” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me kërkesë të Komunës së Parteshit sot stafi i Institutit KLGI takoi përfaqësuesit e komunës në fjalë.

Continue ReadingInstituti KLGI po ofron mbështetje të fokusuar për komunat e vogla