You are currently viewing KLGI në bashkëpunim me MAPL organizuan punëtorinë, “Prezantimi i Draftit të Model-Profilit Ekonomik të Komunave”

KLGI në bashkëpunim me MAPL organizuan punëtorinë, “Prezantimi i Draftit të Model-Profilit Ekonomik të Komunave”

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizuan punëtorinë, “Prezantimi i Draftit të Model-Profilit Ekonomik të Komunave”, e cila kishte për qëllim diskutimin dhe marrjen e komenteve nga komunat për hartimin e këtij dokumenti. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Drejtorët Komunalë për Zhvillim Ekonomik.

Qëllimi i këtij dokumenti është që t’u shërbejë komunave në hartimin e unifikuar të profileve ekonomike të tyre. Ky dokument do të ofrojë të dhëna për komunat, të cilat do të shërbejnë si informacion për investitorët  potencialë vendorë e ndërkombëtarë dhe do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Takimi ishte në kuadër të përkrahjes së Institutit KLGI për MAPL-në dhe komunat në hartimin e politikave komunale. Instituti KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, nëpërmjet programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje