You are currently viewing KLGI organizoi konferencën për të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar

KLGI organizoi konferencën për të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR) organizoi konferencën me temën “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”.

Pjesëmarrës në takim ishin: ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna dhe Almir Veliji, përfaqësues nga komunat e regjioneve, përfaqësues nga Agjencitë Zhvillimore Rajonale, donatorë e partnerë tjerë strategjikë.

Në hapje të punëtorisë, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, prezantoi të arriturat në fushën e zhvillimit rajonal, duke theksuar se gjatë këtij viti, kanë arritur të përgatisin orientimet strategjike dhe hartimin e politikave me ndikim në zhvillimin rajonal të balancuar në Kosovë. Aprovimi i Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020 – 2030 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka siguruar një bazë shumë të mirë për planifikim dhe zhvillim të fushës së zhvillimit rajonal në vitet e ardhshme.

Ndërsa, drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, theksoi se zhvillimi rajonal në Kosovë duhet fokusohet në tri elemente kryesore: në rritjen e cilësisë së jetës duke nxitur zhvillimin e barabartë në të gjitha rajonet zhvillimore; në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë rajonale dhe punësimin, duke mbështetur zhvillimin rajonal të balancuar dhe lokal; në rritjen e efikasitetit të planifikimit strategjik në funksion të zhvillimit rajonal.

Ndërkaq, kryetarët e komunave mirëpritën një takim të tillë, duke theksuar se do të angazhohen në hartimin e politikave që kontribuojnë në zhvillim socio-ekonomik të vendit. Njëkohësisht, të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Për të arritur një zhvillim rajonal të balancuar duhet zhvilluar dhe implementuar programe që kanë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin socio–ekonomik rajonal, duke përkrahur komunat në avancimin e infrastrukturës publike dhe stimulimit të zhvillimit ekonomik.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë

Lini një Përgjigje