You are currently viewing KLGI po kontribuon në punëtorinë për përdorimin e Sistemit Elektronik dhe Rregullores për Performancë

KLGI po kontribuon në punëtorinë për përdorimin e Sistemit Elektronik dhe Rregullores për Performancë

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), po kountribon në punëtorinë dy ditore (e hënë – e martë) për përdorimin e Sistemit Elektronik dhe Rregullores për performancë, si dhe diskutimin e indikatorëve që do të vlerësohen gjatë raportimit për performancën e vitit 2020.

Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe organizata SDC-DEMOS, me qëllim të përgatitjes së këtij procesi, ka ndarë punëtorinë në dy fokuse: zyrtarët e performancës, ku po trajtojnë raportimin teknik në raportin e performancës komunale. Ndërkaq, në anën tjetër, grupi punues po trajton hartimin e koncept-dokumentit për matjen e performancës komunale.

Matja dhe vlerësimi i performancës komunale, si proces, kërkon zbatimin strikt të rregullave, udhëzimeve, standardeve dhe afateve të paracaktuara. Para së gjithash, është proces që mbështetet në të dhëna të verifikuara për shërbimet e ofruara në kuadër të sektorëve të ndryshëm të administratës komunale.

Takimi do të vazhdojë edhe nesër, ku të dy grupet do të diskutojnë në lidhje me sistemin e perfomancës komunale.

Ky diskutim përkrahet në kuadrin e mbështetjes profesionale që po ofron Instituti KLGI për Institucionet në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje