You are currently viewing Është e domosdoshme ndarja funksionale në mes drejtuesve politikë dhe administrates

Është e domosdoshme ndarja funksionale në mes drejtuesve politikë dhe administrates

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve për Sektorët Strategjik Komunalë” mbështetur nga MAPL, Instituti KLGI mbajti punëtorinë me temë “Rritja e kohezionit brenda stafit, grupeve me interes dhe akterëve të tjerë lokalë”.

Ligjërues ishin z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Tefik Mahmuti, drejtor i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil, z. Besnik Muçaj,… menaxher i programeve në KLGI, ndërsa pjesëmarrës ishin drejtorë të administratave komunale.

Në fokus të diskutimit ishin temat e ndërlidhura me rritjen e kohezionit brenda komunal, dhe forcimit të memories institucionale. Me theks u trajtuan raportet në mes të zgjedhurve apo emëruarve politikë dhe administratës. Lidhur me këtë u tha se duhen shtuar përpjekjet në mënyre që të definohet qartë ndarja funksionale e detyrave. Për këtë rëndësi të veçantë ka kalimi nga një menaxhim ad-hoc në atë të planifikimit strategjik dhe zhvillimorë.

Aty u theksua se qeverisja komunale në nisje të mandatit të ri është tejet e rëndësishme të trajtohet ndarja funksionale e detyrave në mes të vizionit politik dhe menaxherëve apo administratës. Përtej kësaj duhet rritur ndjeshëm memoria institucionale si pjesë e zbatimit të projekteve strategjike dhe zhvillimore të komunave. Pra plani zhvillimore, strategjitë komunale dhe vizioni politik duhet të jenë udhërrëfyes për korpusin e administratës, por duke zbatuar në përpikëri legjislacionin dhe detyrat që i dalin administratës karshi qytetarëve.

Kjo kërkon një qasje të re të bashkëpunimit dhe ndërveprim ndërmjet drejtuesve politikë dhe administratës komunale. Në mënyrë që kjo të ketë rezultatet sa më të larta përzgjedhja e udhëheqësve të dikastereve duhet të paraprihet në synimet e një rritje progresive të profesionalizmit bazuar në fushat funksionale.

Një lidership transformues përtej kornizës së administrimit duhet të ketë parasysh motivimin, inovacionin, kohezionin, gjithëpërfshirjen dhe komunikimin strategjik. Kësisoj duhet lëvizur nga qasja e administrimit me staf shërbime dhe fonde në komuna me rol të organizatës me performancë të lartë.

Projekti mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lini një Përgjigje