Dialogu dhe zhvillimi i politikave
Analiza të politikave dhe dialog ndërmjet komunave, institucioneve qendrore dhe partnerëve për reformën e qeverisjes lokale.
KLGI synon të kontribuojë në vazhdimin e reformave në qeverisjen lokale dhe në avancimin e sistemit të decentralizuar të qeverisjes. Përmes projektit Dialogue for European Municipalities (DEM), të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, instituti ka punuar për forcimin e dialogut ndërinstitucional në zhvillimin e politikave dhe të dialogut e bashkëpunimit rajonal.
Botimet në këtë fushë trajtojnë decentralizimin, financimin e komunave, shërbimet sociale dhe vendin e qeverisjes lokale në raportet e Komisionit Evropian për Kosovën. Ato u drejtohen politikëbërësve, vendimmarrësve dhe aktorëve të tjerë të fushës.
Çfarë bëjmë
- Analiza vjetore të pjesës për qeverisjen lokale në raportet e Komisionit Evropian për Kosovën
- Analiza të financimit të komunave, përfshirë ndikimin e regjistrimit të popullsisë së vitit 2024
- Studime për procesin e decentralizimit dhe reformën e qeverisjes lokale
- Pasqyrë krahasuese e rolit të nivelit lokal në integrimin evropian për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
-
Qeverisja e mirë dhe demokracia lokale
Hulumtime dhe monitorime për transparencën, llogaridhënien dhe funksionimin demokratik të komunave të Kosovës.
-
Ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve
Trajnime, manuale dhe udhëzues për zyrtarët komunalë, ministritë e linjës dhe aktorët e shoqërisë civile.
-
Zhvillimi i qëndrueshëm
Mbështetje për zhvillimin ekonomik lokal, planifikimin komunal dhe bashkëpunimin ndërkomunal.
-
Shoqëria civile dhe angazhimi qytetar
Monitorim i konsultimit publik dhe i financimit publik të OJQ-ve në komuna, së bashku me shoqërinë civile lokale.